Haradinaj: Qysh është ma së miri kalova në Amerikë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për vizitën në SHBA. Haradinaj arrin në Bllacë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndroi disa ditë. Ai thotë se ka kaluar si më së miri.

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurëthemelit të muzeut për nder të refugjatëve të Bllaca gjatë luftës së ‘99-ës.

E para kësaj, ai ka qëndruar katër ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka pasur takime me përfaqësues shqiptarë, por jo edhe me ndonjë zyrtar amerikan, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj, i pyetur sot në Bllacë për vizitën e tij në SHBA, u përgjigj shkurt dhe pa detaje.

“Si në Amerikë ma, qysh është ma së miri”, u është përgjigjur Haradinaj media.

Shumë shpesh është raportuar për problemet me marrjen e vizës amerikane që kryeministri ka pasur për shkak të qëndrimeve të tij për çështje të ndryshme.

Së fundmi taksa ndaj produkteve serbe dhe këmbëngulja e tij për të mos e hequr atë, ka shkaktuar paknaqësi te SHBA’ja që ka insistuar për heqjen e saj.

SHPËRNDAJE