Haradinaj sapo dha një deklaratë të fort, ua ‘mërdhin’ të gjithëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në kampin Bondsteel është takuar me komandantin e këtij kampi, Nick Ducich.

Atje, shefi i ekzekutivit ka theksuar se deklaratat për ndarjen e Kosovës janë spekulime dhe se integriteti territorial është i pacenueshëm.

Haradinaj njëherit ka potencuar se Bondsteel ka shumë rëndësi për paqen në Kosovë dhe Ballkan.

Nga ana e tij, komandanti i këtij kampi, Ducich ka refuzuar të deklarohet për postimin në rrjetet sociale të priftit të manastirit të Deçanit, Sava Janjiq i cili ka shkuar se ka rrezik të ndarjes së Kosovës dhe se në veri të vendit po përgatiten sulme të orkestruara.

Ai ka thënë se është kundër presioneve që po ju bëhet serbëve të Kosovës që të largohen nga FSK-ja.

Pos kësaj, Ducich ka bërë me dije se ka takuar kohëve serbë qe duan të bëhen pjesë e FSK-së për sipas tij me punësimin në këtë forcë, serbët sigurojnë veten financiarisht dhe kontriubuojnë për të ardhmen, njofton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE