Haradinaj sapo e konfirmoi se liberalizimi mund të mos ndodh edhe pas ratifikimit të Demarkacionit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur demarkacionin me Malin e Zi si kusht për liberalizim të vizave.

Ai e ka bërë të qartë se liberalizimi mund të mos ndodh edhe nëse ratifikohet marrëveshja për demarkacionin, sepse BE-ja mund të vijë me kushte të reja, siç është lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai ka thënë se është krijuar një pritje për liberalizim të vizave, në bazë të premtimeve të zyrtarëve të BE-së që u kanë dhënë politikanëve dhe qytetarëve, duke ua tërhequr vërejtjen evropianëve se nëse kjo nuk ndodh, do të ishte a padrejtë ndaj Kosovës.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Evropianët i kanë rritë pritjet e qytetetarëve të Kosovës. I kanë çu porosi qytetarëve që nëse këtë ligj e voton Kosova, do të ndodh liberalizimi. Ndoshta dikush e beson këtë, por ne prapë e dimë që do të jetë një proces… Shpresoj që po na ndjekin edhe zyrtarë të BE-së. Është e padrejtë me i lënë qytetarët e Kosovës pa liberalizim dhe me iu thënë po pritni”, tha Haradinaj në Kuvend.

“Parlamenti i Kosovës, shpresoj që e di që kjo pritje është e krijume. Tema e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, nuk është një akt. Është një teme që çdo shoqni e ka, gjithmonë. Mirëpo besoni Kosova nuk është pa rezultate në luftën kundër korrupsionit. BE-ja ka të drejtë me kërkue me u rritë efikasiteti në rend dhe ligj, por është e padrejtë t’i thonë Kosovës se ne vlerësojmë nëse është kry kjo luftë”, ka thënë ai.

Haradinaj, ka thënë se nëse kosovarëve u vendosen kushte të reja, atëherë kjo do të ishte zhgënjim për ta.

“Do të ishte e një padrejtësi e madhe t’i thuash qytetarëve të vendit, epo tash jemi këtu. Një pozicion i tillë i evropianëve do të ishte zhgënjim për qytetarët e Kosovës. Nuk mujm me i ndalu qytetarët e Kosovës me lëvizë lirshëm për luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë ai.

Zyrtarët e BE-së e kanë përsëritur disa herë që Kosova duhet të bëj më shumë në aspektin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit për të fituar lëvizjen e lirë në Zonën Schengen, mirëpo marrëveshja për demarkacionin është vlerësuar si kusht i patejkalueshëm për të lëvizur drejt këtij procesi. /Periskopi

SHPËRNDAJE