Haradinaj s’e di sa këshilltarë i ka

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e di se sa këshilltarë i ka si kryeministër.

Duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare të deputetëve Haradinaj tha se emrat e tyre mund t’i gjejnë në web faqen e Qeverisë, ndërsa tha se pagat e tyre janë shumë të vogla.

Ai arsyetoi edhe mbajtjen e një minutë heshtje për Oliver Ivanoviqin që ishte vrarë më 16 janar para partisë së tij duke thënë se ai ka qenë një kandidat për kryetar.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ndërsa sa i përket veprimtarit të çështjes kombëtare Jonuz Musliu që ka vdekur në janar, Haradinaj tha se si Qeveri i kanë ndihmuar në shërimin e tij.

SHPËRNDAJE