Haradinaj shkon në të pamën e familjes Shala, i shpreh ngushëllime në emër të Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka vizatuar familjen Shala nga Ponosheci i Gjilanit, ku katër familjarë  humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm.

Ai i ka shprehur ngushëllime të thella në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

I pari i vendit ka thënë se qeveria edhe përmes ndihmës financiare do tu qëndroj afër familjes.

Postimi i plotë:

Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe./Indeksonline/

SHPËRNDAJE