Haradinaj – Thaçit: Ndarja e vendit është antikushtetuese, askush s’e ka një mandat të tillë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se nuk ka biseduar me presidentin Hashim Thaçi pasi ky i fundit u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Paris.
Por ai e ka pasur një mesazh për të parin e vendit. Edhe një herë ka përsëritur se ndarja e vendit nuk do të lejohet.

“Në këtë marrëveshje pastaj është edhe ndarja e Kosovës atëherë është e pazbatueshme. Në momentin që dikush i Kosovës e vë firmën në atë dokument që e përmend ndarjen e Kosovës, do të ndodh ajo që kanë ndodh me presidentët e tjerë. Ndarja e vendit është antikushtetuese”, tha Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ me Leonard Kerqkunin në T7.

I pari i ekzekutivit kujtoi parimet e shtetit të Kosovës.

“Na jemi zonë e interesit amerikan. Nuk i takojmë ndonjë zone tjetër’, tha Haradinaj.

“Me Amerikën kemi aleancë të sigurisë. Politike, të planit ndërkombëtar. Rusia është jashtë kësaj zone’, theksoi ai.

“Agjenda e Rusisë në Ballkan është një agjendë bllokuese”, tha ai.

Presidenti Hashim Thaçi publikoi foto nga takimi me Putin për të cilin tha se mbështet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

SHPËRNDAJE