Haradinaj tregon nëse do të pranonte të bëhej President nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit

Ish-kryeministri i Kosovës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka lënë të hapur mundësinë që të shqyrtojë propozimin për president nëse i vije, në rast se konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit.

Ai thotë se nëse i kërkohet të marrë përgjegjësi do ta shqyrtoj propozimin eventual.

“Nuk është koha me qenë lakmitar, por nuk nxjerr kandidaturë. Në rast se ekziston një mundësi, dhe ma kërkojnë të marr një përgjegjësi të tillë, edhe mund ta shqyrtoj,” tha Haradinaj, në një intervistë për Syri TV.

I pyetur se nëse do të zgjidhte mes Vlora Çitakut e Enver Hoxhaj, emra që përfliten si të mundshëm për president nëse kjonfirmohet aktakuza ndaj Thaçit, kreu i AAK-së nuk ka dashur të japë përgjigje.

“Nuk mund të jap përgjigje në këtë kohë sepse dua të ruaj respektin për kolegët. Do ishte një spekulim i imi”, ka deklaruar ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE