Haradinaj tregon se a ka pasur informacione Thaçi për gylenistët

Kryeministri Ramush Haradinaj në komisionin për depërtimin e gjashtë shtetasve turq, ka komentuar lavdet që presidenti turk i drejtonte Hashim Thaçit e ish-shefit të AKI’së për gylenistët dhe ofendimet që i bënte për të, duke treguar edhe a ka pas informacione Thaçi për rastin.

Haradinaj në komisionin për gylenistët është pyetur se a ka marrë përgjigje nga Thaçi për ditën e 29 marsit dhe se a ka ditur presidenti për operacionin, duke u bazuar kështu edhe në lavdet që atëherë presidenti Erdogan ia dërgonte për këtë aksion presidentit e shefit të AKI’së.

“E kemi diskutuar me akterët se kush e ka ditë për rastin, por ata më kanë thënë se ka qenë nivel i organeve të sigurisë dhe ata kanë vendos për këtë rast”, ka përfunduar Haradinaj./Express/

SHPËRNDAJE