Haradinaj vjen me një deklaratë të papritur për listat e publikuara të veteranëve!

Nënkryetari i OVL-së të UCK-së, Nasim Hardinaj i konsideron të manipuluara listat e publikuara në media me emrat e veteranëve që dyshohet se kanë keqpërdorur statusin e veteranit. Përveç kësaj, publikimi i tyre sipas Haradinajt, nuk i shërbën procesit të verifikimit nga ana e Prokurorisë.

Haradinaj në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se listat e publikuar më këta emra kanë si synim uljen e vlerave të UCK-së.

“ Listat që janë publiku janë një manipulim i qëllimshem , për ulje të vlerave të mirëfillta atdhetare, çlirimtare , ky demonizim për mua është i qëllimshem për të bllokuar dhe ngadalsuar procesin e verfikimit të Prokurorisë” tha Haradinaj për Gazeten inFokus.

Ai shtoi tutje se publikimi i këtyre listave nuk është dashur të ndodh, pasi që është shkelur privatësia e përsonav në fjalë duke e paraqitur madje edhe numrin personal të tyre.

“Mendoj se është bërë një shkelje elementare e të drejtës së njeriut, për ata të cilët se kanë merituar për të qenë aty por edhe për ata veteranë fals. Ajo çka është më e tmerrshme dhe më absurde për Kosovën është se edhe Gjykata Speciale bënë shkelje, atëherë imagjinone çfarë drejtësie kemi ne në Kosovë”, u shpreh Nënkryetari i OVL-së.

Haradinaj bëri të ditur se kjo organizatë do të përcjell deri në fund procesin e verfikimit.
“Organizata e veteraneve do të vezhgojë situatën deri në momentin e fundit, sepse këtë i kemi borxh dhe amanet shokeve tonë të ranë. Poashtu ne do të mbrojme me çdo kushtë dinjitetin dhe vlerat e luftës”, tha ai.

Ndryshe gjatë dy diteve të fundit janë publikuar listat me emrat e 20.000 veteraneve të rrejshëm të zonave të ndryshme të Kosovës.\GazetainFokus\

SHPËRNDAJE