Haradinaj: Xehet e Mitrovicës, gjeneratori kyç i zhvillimit ekonomik

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se xehet e Mitrovicës do të jenë gjeneratori kyç i zhvillimit ekonomik!

Ai ka thënë se Trepça do të shndërrohet në gjenerator kyç, shtytës të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Nga Podujeva vazhduam në Mitrovicë. Është për keqardhje që një qytet që “flen” në ar, vazhdon të jetë shumë i varfër. Sa herë që kemi folur për vendimet e mëdha dhe të guximshme për vendin dhe qytetarët, po ua them se kemi menduar pikërisht edhe për Trepçën. Trepça jonë do të shndërrohet në gjenerator kyç, shtytës të zhvillimit ekonomik të Kosovës, i një shteti gjithëpëfshirës më tërësi të plotë territoriale e me sovranitet. Qytetarët e Kosovës, pa dallim, do të gëzojnë të drejtat e barabarta por edhe do të shfrytëzojnë të mirat e shtetit të përbashkët. Kosova është një, e pandashme dhe për të vendosim vetëm ne, qytetarët e saj. #KohapërFillimineRi!”, ka shkruan Haradinaj në llogarinë  e tij në “Facebook”.

SHPËRNDAJE