Harrojeni dentistin/ Ja si të pastroni dhëmbët dhe të largoni erën e keqe nga goja

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Fryma e keqe mund të shkaktohet nga shumë faktorë, duke filluar nga higjiena e dobët deri tek prania e baktereve të caktuara në gojë. Gargarat komerciale shpesh përmbajnë shumë kimikate dhe ngjyra, të cilat mund të shkaktojnë dëme serioze për shëndetin tonë. Pa numëruar alkoolin, i cili mund të sulmojë mishin e dhëmbëve.

Nëse dëshironi të largoni frymën e keqe dhe freskoni gojën natyrshëm, mjeti i mëposhtëm do të jetë për ju.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Është një metodë natyrale që lehtë mund ta përgatisni në shtëpi. Nuk ka efekt sekondar, është e sigurtë dhe nuk sulmon smaltin e dhëmbëve.

Keni nevojë: 2 limona, 1 gotë ujë të ngrohtë, 1 lugë çaji sodë buke dhe gjysmë lugë çaji pluhur kanelle.

Hidhni në një shishe lëngun e dy limoneve, kanellën dhe sodën. Shto ujë të vakët dhe përziejeni mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë të integruar.

Përdoreni këtë ilaç për të bërë 2 ose 3 gargara prej rreth 1 minutë secila, shkruan ShkodraNeës. Kjo gargarë natyrale eliminon frymën e keqe falë vetive të mëdha antibakteriale të kanellës, të cilat sulmojnë bakteret që shkaktojnë erën e keqe.

Soda gjithashtu ka veti antibakteriale dhe është gjithashtu shumë e dobishme për zbardhjen e dhëmbëve. Lëngu i limonit ka një aromë freskuese dhe gjithashtu ndihmon në eliminimin e frymëmarrjes së keqe.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE