Harrojeni miliarderin, Morena Taraku bëhet bashkë me reperin e famshëm!

Që pas ndarjes nga miliarderi iranian, Sasha Sobhani, duket që Morena Taraku ka vendosur t’i dedikohet karrierës së saj muzikore.

Menjëherë pas ndarjes nga ai, këngëtarja publikoi klipin “Femnat” në bashkëpunim me Dj PM dhe Dj Dagz, ndërsa tani vonë ajo lansoi këngën “Dashni” me Sabri Fejzullahun.

Tani ajo po përgatit projektin e radhës, në bashkëpunim me reperin e famshëm Jalal Oba.Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.“Përshëndetje njerëz, jam unë Morena Taraku. Vetëm doja t’ju informoja se kënga ime me Jalal do publikohet shumë shpejt”, thotë Morena në videon e publikuar./GazetaBlic

Video Player

SHPËRNDAJE