Harry Kane flet pas takimit, ka këtë paralajmërim…!

Kombëtarja e Anglisë fitoi sot ndaj Suedisë me rezultatin 2-0, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane është shprehur mjaft i lumtur me fitoren e sotme dhe beson se kombëtarja e tij do të bëjë krenar qytetarët e shtetit të tyre, shkruan GazetaBlic

……………………………………………………………………………………………………………..
Ja çfarë i bën breshëri kësaj veture

……………………………………………………………………………………………………………..

Kane gjithashtu beson se Anglinë e pret një ndeshje mjaft e fortë në gjysmëfinalen e madhe.

“Ne e dimë se do të luajmë me një ekip të fortë në gjysmëfinale, por ne ndihemi mirë dhe jemi të sigurt, vetëm duhet të kthehemi përsëri”, tha fillimisht Kane.

“Ne po e shijojmë kampionatin dhe ne vazhdojmë të bëjmë atë që duhet. Ne do të bëjmë vendin krenar”, përfundoi kapiteni i ekipit të Anglisë, Harry Kane.

Vlen të ceket se Anglia në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e takimit Rusi – Kroaci./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE