Hasani akuzon kryeministrin Haradinaj për rrugaçëri kriminale, më e ulëta në Ballkan |VIDEO

Ish’kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka publikuar një opinion të gjatë, ku merret me disa akterë të jetës institucionale të Kosovës, të cilët ai pretendon se e kanë sulmuar atë personalisht, sidomos pas vendimit që Gjykata Kushtetuese kishte marrë për VLAN’in kur ai ishte kryetar.

Hasani, ndër të tjera në këtë opinion përmend edhe një rast me kryeministrin aktual kosovar Ramush Haradinaj, duke pretenduar se ai bashkë me njerëzit e tij, si Ardian Gjini, aktualisht kryetar i Gjakovës, i kishin montuar një video me një femër, e cila pretendonte se Hasani kishte abuzuar me të, shkruan gazetametro.net.

Në këtë opinion, Hasani, për këtë akuzon drejtpërdrejt Haradinajn dhe Gjinin, të cilët thotë t’i ketë raportuar në polici, por ky rast sipas tij, ishte heshtur dhe asnjëherë nuk ishte bërë asgjë në drejtimin për ta zbardhur.
Publikimin e kësaj videoje dhe montimin e saj Hasani pretendon të ja kenë bërë Haradinaj e Gjini, dhe këtë veprim ai e quan rrugaçëri nën nivelin e çdo kategorie kriminale në rajonin e Ballkanit.

“E para, dhe mbi të gjitha, nxjerrja e videos së një “vajze” të maskuar me kokën kah një mur nga ana e Ramushit dhe e Ardian Gjinit, një rrugaçëri nën çdo nivel për secilën shtresë dhe kategori sociale e kriminologjike në rajonin e Ballkanit”, shkruan Hasani ndër të tjera. /gazetametro.net

Kjo është videoja të cilën Hasani pretendon të ja kenë montuar kryeministri aktual Ramush Haradinaj dhe kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini. Kjo video ishte publikuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për VLAN’in

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE