Hashim Thaçi gazetarit në emision: Baton Haxhiu është kampion i gazetarëve, mesues i juaji

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë në T7 ka folur pak edhe për gazetarinë në Kosovë.

Derisa gazetari Fidan Jupolli e ka thumbuar se si ta realizojë intervistën, duke folur edhe për Baton Haxhiu, presidenti ka dhënë nje deklaratë interesante. “Baton Haxhiu e bën më së miri”, tha Thaçi.

“Baton Haxhiu është më i miri, është kampion”, tha Thaçi.

Sipas tij, në çdo emision kur ai është prezent flitet për Baton Haxhiun. “Ai është mësues i juaji. Shpresoj të mos garoj për president se ka një mbështetje shumë të madhe dhe do të më mposhtë”, tha i pari i vendit, raporton Gazeta Blic.

Ai ndër të tjera ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të formohet sa më parë. Thaci e konsideron si lajm të mirë bashkimin e partive për temën e Ushtrisë së Kosovës.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE