Hashim Thaçi gjen kohë që të tallet edhe me deputetët: Kur t’i kryeni ju mosmarrëveshjet, atëherë unë jam i gatshëm që të flas

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka gjetur kohë që edhe të tallet me deputetët e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e shtetasve turq të dëbuar nga Kosova.

Derisa deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa po përplasej me deputetin e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi për ekspertin e angazhuar për këtë çështje, presidenti Thaçi u tha deputetëve: “Kur t’i kryeni ju mosmarrëveshjet, atëherë unë jam i gatshëm që të flas”.

Presidenti i Kosovës tha se nuk jep kurrë deklaratë, e cila do të shkoj në dorën e atij eksperti.

Ndërkaq, deputeti Sami Kurteshi ka theksuar se eksperti ndërkombëtar ka punuar në Zyrën e Avokatit të Popullit, në zyrën për media.

“Edhe sot punon në Zyrën e Avokatit të Popullit, të gjitha raportet që i keni parë në media i ka nxjerrë ai – p.sh. raporti për rrymën në veri që s`kanë paguar rrymë”, tha ai.

SHPËRNDAJE