Hashim Thaçi gjen një zgjidhje se si të lëvizin kosovarët pa viza

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka pritur në takim presidentin shqiptar, Ilir Metën ku biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Thaçi tha se Shqipëria e ka ndihmuar Kosovën dhe po vazhdon ta ndihmojë që të ketë një mbështetje më të madhe ndërkombëtare.

Ai ka thënë meqë BE e ka sjellur në izolim lëvizjen e lirë të njerëzve, e vetmja zgjidhje për momentin është që kosovarëve t’u mundësohet që më lehtë ta marrin nënshtetësinë shqiptare.

”Pasi BE e ka sjellur në izolim lëvizjen e lirë të njerezve, e vetmja shpresë është që në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë, t’u ipet nënshtetësia qyetarëve të Kosovës , biznesmenëve që kanë nevojë që të pajisen me nënshtetësi shqiptare që të lëvizin lirshëm në Evropë’’, tha ai, transmeton Periskopi

Ndërsa Ilir Meta lidhur me këtë çështje theksoi se ka kërkesa të pafundme nga qytetarët kosovarë që të marrin nënshtetësinë shqiptare, duke thënë po bëjnë çmos që të ndihmojnë Kosovën që të lëvizë lirshëm në vendet e Evropës.

“Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave, nuk mund të ketë për momentin njeri në pozitë më të vështirë se presidenti i Shqipërisë për të folur për këtë çështje sepse ka presione dhe kërkesa pa fund nga personalitete dhe nga qytetarët e Kosovës për të marrë edhe nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë, me qëllimin kryesor për t’i shpëtuar kësaj bllokade ku padrejtësisht tek qytetarët e Kosovës po ndodh prej disa vitesh. Unë kam pasur një takim edhe me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim z. Danielsson, por edhe me ccdo personalitet që kemi pasur mundësi të takohemi, theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi, për të mos thënë këtij diskriminimi, që po përjetojnë qytetarët e Kosovës, për shkak se janë të vetmit qytetarë në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë këtë mundësi”, ka thënë Meta./Periskopi/

SHPËRNDAJE