Hashim Thaçi nuk tërhiqet: Samiti i Berlinit u bë pa koordinim me SHBA-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë në Top Chanel, ka theksuar se roli i SHBA-ve është i padiskutueshëm në raport me marrëveshjen eventuale Kosovë- Serbi.

“SHBA-të nuk kanë qenë të informuara dhe të koordinuara për Samitin e Berlinit. E kam informatën shume të saktë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Samiti e Berlinit ka treguar se sa e dobët është “Familja Evropiane”.

Ai në emisionin “Open” ka ripërsëritur se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë nuk qëndron prapa idesë për korrigjim kufijsh.

Madje, ai një informatë të tillë e ka quajtur gënjeshtër e “kulluar”.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas Samitit të Berlinit, ka theksuar se përfundimisht ka vdekur ideja e presidentit Thaçi për shkëmbime territoresh./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE