Hashimi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së, a do t’ia lëshojë vendin Kadri Veseli

Sekseri i Policisë së Kosovës, Rrahim Hashimi pretendon të bëhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

I arrestuari për ryshfet për lehtësim në raste penale, sot ka zyrtarizuar kandidimin e tij për kryetar të PDK-së në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Hashimi, ka paralajmëruar se si kryetar i PDK-së do ta pastrojë këtë parti nga keqpërdoruesit dhe abuzuesit e shtetit.

“Do të jam në shërbim dhe udhëheqje të partië të ciles jo pak nga ne i dhamë aq shumë që deri sot disa figura gjysëm autokarte abuzuan dhe u pasururan duke keqpërdor gjithë mekanizmat e partisë e më vonë edhe duke keqpërdor shumicën e makanizmave të shtetit për favore të tyre, miqve të tyre dhe disa klaneve brenda PDK-së”, tha ai përmes një postii në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror në Facebook.

Ai ka paralajmëruar edhe publikimin e programit të udhëheqjes së PDK-së, përmes të cilit synon të bëjë reforma në parti.