Haskuka: Pritjet nga qytetarët janë shumë të larta, disa janë joreale për qeverinë Kurti

Kryetari i Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, po deklaron se pritjet e qytetarëve janë shumë të mëdha nga Qeveria Kurti, madje disa janë jo reale.

Haskuka i cili po kalon nëpër një fazë jo të mirë të qeverisjes së tij në Prizren, për shkak të veprave dhe akuzave korruptive që ju kanë ngritur drejtorëve dhe zyrtarëve komunalë atje, tani po merret me premtimet e qeverisë Kurti.

Ai po thotë se pritjet e qyetarëve të Kosovës nga Kurti janë shumë të larta, madje disa janë joreale.
“Pritjet janë shumë të larta, mendoj që disa janë jo reale, disa pritje”, tha Haskuka për KosovaPress.

Kreu i Prizrenit deklaron se problemet që janë në Kosovë nuk mund të rregullohen brenda një mandati, por që potencon se vullneti në Qeverinë Kurti ekziston për të bërë Kosovën një vend më të mirë për qytetarët e saj.

SHPËRNDAJE