Haxhiu apel deputetëve: Mendoni për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës, votojeni demarkacionin

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, iu ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Haxhiu thotë se deputetët duhet të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës dhe mos ta mbajnë pengë vendin për shkak të inateve dhe interesave personale për perfitime politike,  transmeton Veriu.info.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiu në Facebook:

Sot, të gjithë qytetarët mbanin sytë nga Ne!

Me të drejtë sot shume qytetarë na janë drejtuar me thirrjen për ti dhënë fund një çështje që po e mban pengën të ardhmen e Kosovës!

Të gjithë janë në pritje të votimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Vijës Kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi!

Prandaj, edhe një ditë më shumë në pritje të kësaj çështje, është humbje e kohës dhe e shanseve për të gjithë!

Kolegë deputetë/e,
Mendoni për të ardhmen e fëmijëve të Kosovës, mos e mbani pengë vendin për shkak të inateve dhe interesave personale për perfitime politike, votojeni demarkacionin!.

Marrëveshja për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi bashkë me marrëveshjen e dy Presidentëve duhet të kalojë!

T’i japim mundësi brezit të rinjë që të kontribuojë në zhvillimin e vendit e të ecim drejtë Evropës.

Boll Ma, boll luajtët lojëra politike për të ardhur në pushtet!!!

SHPËRNDAJE