Haxhiu: Ashtu siç krenohemi me heroizmin e Jasharajve, sot krenarë po na bënë edhe Bekim Hamzë Jashari me udhëheqjen e tij

Puna dhe përkushtimi i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë vlerësim të lartë të madh nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, shkruan gazeta online veriu.info.

Haxhiu ka renditur shumë nga projektet e suksesshme të kryetarit Jashari, projekte këto që nuk i kishte premtuar në fushatë por I realizoi në funksion të jetës më të të mirë për qytetarët e Kosovës.

Projektet e realizuara mbulojnë sipas Haxhiut të gjitha fushat, duke filluar nga projektet zhvillimore, arsimi, bujqësia, infrastruktura, ambienti, mirëqenia sociale, organizatat rinore e shumë fusha tjera.

Sipas Haxhiut ashtu sic krenohemi me luftën dhe heroizmin e Jasharajve, me trimërinë dhe sakrficën e tyre, sot krenarë po na bënë edhe Bekim Hamzë Jashari me udhëheqjen e tij.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut në rrjetin social facebook:

Të lumtë, Bekim Hamëz Jashari!

Ditët dhe muajt e fundit jemi dëshmitar të realizimit të shumë projekteve infrastrukturore në Komunën e Skënderajt. Vizioni, idetë dhe puna e kryetarit z. Bekim Jashari, dita ditës po konkretizohen në projekte në interes të qytetarëve, projekte të cilat nuk i premtoi në fushatë zgjedhore, por po i realizon në dobi të qytetarëve.

Në fillim të punës së tij i kushtoi rëndësi të veçantë atyre që dhanë më së shumti për lirinë tonë. Ai nuk lejoi që të qendrojë kryetar komune, ndërsa varret e dëshmorëve të jenë me dërrasa druri te koka, por me vendosmëri duke biseduar me çdo familje të dëshmorëve, realizoi rivarrimin e dëshmorëve në Marinë me nderime të larta, me përcjellje të Ushtrisë së Kosovë, duke qendruar pranë çdo familje në momente të dhimbjes dhe krenarisë.

Bekim Jashari punën e tij me prioritet e filloi me aprovimin e projektit zhvillimor të Skënderajt, atë të Parkut të Biznesit dhe futjen në prioritet të investimeve të Qeverisë, projektin e Pendës së Kuqicës, dhe vazhdoi me investime në infrastrukturë që kulmoi me projektin multifunksional sportiv në Skënderaj.
Gjithashtu, në këtë periudhë të qeverisjes së z.Bekim Jasharit kemi donacione nga shtetet evropiane në fushën e mjekësisë, sportit, shërbimeve publike etj. Këto donacione nga ana e shtetëve evropiane janë duke e dëshmuar që për këtë periudhë të qeverisjes është rritur besimi i shtetëve mike për bashkëpunim me Komunën e Skënderajt. Këto shtete evropiane janë një mundësi e mirë për tërheqje të investimeve nga ana e komunës.

Rëndësia që Bekim Jashari po i jep zhvillimit të Bujqësisë në Drenicë si dhe reformimi i arsimit dhe mbështetja me bursa nxënësve dhe studentëve të Komunës sonë është shembull për të tjerët.
Reformimi i shëndetësisë, duke ofruar shërbimet shëndetësore jo vetem në QKMF-në e Skënderajt, por edhe duke ofruar përkujdesje për pacientët edhe në Mjekësitë Familjare në fshatërat e Komunës së Skënderaj.
Ai po i kushton rëndësi të veçantë shëndetit të qytetarëve duke u përkujdesur për ambientin dhe duke rritur mbikqyrjen për kualitetin e produkteve ushqimore, me ç’rast, inspekcioni i Komunës në disa raste gjeti ne treg produkte ushqimore pa afat të cilat i asgjësoi.

Bekim Jashari punoi shumë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve nga fillimi i mandatit të tij e deri më sot për më pak se dy vite punë si kryetar komune me buxhetin e komunës dhe mbështetje të donatorëve ndërtoi shtëpi dhe u siguroi banimin 41 familjeve.

Mbeshteti fuqishëm rininë, duke i angazhuar në vendimarrje në Komunë si dhe duke mbështetur organizatat rionore të Komunës. Ai mendoi edhe për fëmijët, që ata të kenë hapësirë për të zhvilluar aktivitetet e tyre, gjë për të cilën nisi projektin që parku “Idriz Rreci” të mbushet me lojëra për fëmijët tanë. I kushtoi rëndësi të vecantë kulturës dhe sportit, duke mbështetur këta sektorë. Si asnjë komunë, mikpriti bashkëatdhetarë, duke organizuar 60 ditë mikpritjeje me 60 projekte për diadporën.

Nuk e kishte premtuar por e realizoi projektin për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për të gjitha rastet në komunën tonë.

Bekim Jashari po udhëheq me vizion, pa korrupsion, me transparencë duke bërë publike çdo kontratë të Komunës. Kështu, duke punuar fuqishëm për qytetarët, është bërë model për kryetarët tjerë të komunave.

Ashtu siç krenohemi me luftën dhe heroizmin e Jasharajve, me trimërinë dhe sakrficën e tyre, sot krenarë po na bënë edhe Bekim Hamzë Jashari me udhëheqjen e tij.