Haxhiu: Duhet të ndëshkohen deputetët të cilët inatet politike i kanë vënë para interesave të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se jo vetëm mospagesa duhet të jetë njëri prej ndëshkimeve për deputet.

Haxhiu thotë se ndëshkimi duhet të filloj që nga udhëheqësi i seancës, i cili sipas tij po nxitë inatet politike në vend, transmeton Veriu.info.

Bekim Haxhiu në dy raste ka dhënë pagën e tij, për shërimin e doktor Arsim Behramaj dhe për familjen e komandantit të policisë Nehat Thaqi, në kohën sa ishte në burg në Serbi si i arrestuar. Po ashtu ai jep edhe bursa për 8 studentë çdo vit.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Jo vetëm mospagesa e pagës për deputet, por duhet edhe ndëshkime për deputetët të cilët inatet politike i kanë vënë para interesave të qytetarëve të Kosovës. Në veqanti për ata që po pengojnë dhe kushtëzojnë realizim e të drejtës kushtetuese e cila hap rrugë themelimit të institucioneve.

Ndëshkimi duhet të filloj që nga udhëheqësi i seancës, i cili po nxitë inatet politike në vend se si me i vjetri do të duhej të tregohej edhe si më i menquri, më i urti, ndërsa ai po tregohet më dilingjiu dhe më inatqori.

Adem Mikullovci nga një artist i mirë është shëndrruar në një politikan për keqardhje. Nga LAMI te “Kafeneja e Jonë” është shëndrruar në LOLO të LVV.

Pajtohem se vlerësimi i performancës të filloj me deputetët, edhe pse vlersimin e punës së tyre e bën votuesi në zgjedhje, por duhet të vazhdoj edhe në profesionet tjera.