Haxhiu: Ja çka do të kërkojë Serbia

Publicisti Baton Haxhiu ka treguar se pse është pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se më mirë është të ketë korrigjime të kufijve se sa t’i jepet autonomi Serbisë, gjë që, sipas tij, ajo shumë shpejt do ta kërkojë.

“Serbia do të kërkojë autonomi. Tash a është më mirë që të ketë shkëmbim te territoreve apo t’i jepet autonomi Serbisë”, ka thënë Haxhiu në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Haxhiu tutje ka treguar se Bashkimi Evropian gjatë viteve të fundit e ka mbështetur Serbinë dhe e ka lanë anash Kosovën

“Serbia është mbështetur gjatë tërë kohës nga BE”, ka thënë ai.

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE