Haxhiu kritikon qeverinë për masat kundër koronavirusit

Deputeti Bekim Haxhiu ka treguar se pse Partia Demokratike e Kosovës nuk është për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, arsye është përhapja e koronavirusit në vend.

“Qysh me shku në zgjedhje. A e di datën kur përfundon pandemia”, tha Haxhiu i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

“Kuvendi ka mandat të plotë me e formuar qeverinë e re. A votohet qeveria me deputetët aktualë që kanë mandat deri më 25 dhjetor 2023”, tha Haxhiu.

“Mu më kanë zgjedhur votuesit e PDK’së por në parlament përfaqësojë të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.

“PDK asnjëherë s’ka me qenë PSD’ja e mandatit të kaluar. Aty ku duhet me qenë bashkë për interesa madhore edhe me VV’në bashkëpunojmë”, tha ai.

Kamishi thotë se partitë politike kanë kërkuar që të hyjnë në koalicion me PDK’në pavarësisht që në publik thonë se kanë vija të kuqe për këtë parti.

Ai ripërsëriti fjalët e të parit të partisë, Kadri Veseli, se PDK do të mbetet në opozitë në këtë mandat.

“Albin Kurti nuk ka qenë i gatshëm që me marrë përgjegjësi për dialogun dhe menaxhimin e pandemisë. Ai e ka provokuar situatën aktuale”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e situatës me covid-19.

Ai kritikoi qeverinë për numrin e vogël të testeve dhe mbylljen me vonesë të kufijve shtetërorë.

“Çfarë efekti ka sot mbyllja e kufirit kur virusi është në të gjitha vendet”, tha ai.

Kamishi tregoi se buxheti i shtetit është miratuar pas shpalljes së covid-19 pandemi nga OBSH dhe qeveria e Kosovës nuk ka ndarë mjetet e duhura për parandalimin e përhapjes.

Kritike tjetër ka edhe për mungesën e masave mbrojtëse, si doreza dhe maska.

SHPËRNDAJE