Haxhiu: Në veri po ndodh vaksinim ilegal, Serbia po e shkel sovranitetin e Kosovës (VIDEO)

Tashmë në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër COVID-19, me vaksinat “Pfizer” të ardhura nga Serbia, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka quajtur këtë vaksinim ilegal dhe ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për heshtje dhe paaftësi që të reagojë në situata të tilla.

Këtë deklarim Haxhiu e ka bërë në një intervistë për KlanKosovën ku ndër të tjera tha se kjo është shkelje e sovranitetit dhe integritetit të shtetit të Kosovës nga Serbia në kohë pandemie.

VIDEO E PLOTË