Haxhiu: Sot dorëzuam propozimet për kategorizimin dhe nivelizimin e pagës bazë në sektorin shëndetësor (Dokument)

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se pas një pune disa ditore të bërë në Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, sot së bashku me deputetët Fatmir Xhelili dhe Xhevahire Izmaku kanë dorëzuar propozimet për kategorizimin dhe nivelizimin e pagës bazë në sektorin shëndetësor.

Veriu.info ju sjellë komplet propozimin e bërë nga këta tre deputetë, të cilin mund ta shkarkoni KËTU.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Të nderuar miq,

Të respektuar punëtorë shëndetësorë!

Pas një pune 10 ditore në Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, sot se bashku me deputetët Dr.Fatmir Xhelili dhe kolegen Xhevahire Izmaku dorëzuam propozimet tona për kategorizimin dhe nivelizimin e pagës bazë në sektorin shëndetësor.

Jam i hapur për të gjitha vërejtjet dhe propozimet tuaja.

Me respekt,

Bekim Haxhiu