Haziri: I kërkova falje Kurtit pasi e quajta “Mr. Bean”

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka komentuar çështjen e “Mr. Bean-it”, me të cilin emër i ishte drejtuar Albin Kurtit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij, me këtë nofkë ai nuk e ka ofenduar, edhe pse më pas thotë se i kishte kërkuar falje.

“Nuk ka të bëjë me damkosje nëse i thua ashtu, sepse është sinonim, pra jo për ta njollosur, por për ta mbajtur në mend më mirë”.

“Sinonimet edhe simbolet i përdorim në politikë, por në asnjë mënyrë s’e kam bërë që ta ofendoj. Dhe vetëm në një rast e kam përmendur dhe unë i kam kërkuar falje Kurtit.

Edhe pse në VV ka pas personalizime karshi autoriteteve publike”, ka deklaruar Haziri.

SHPËRNDAJE