Haziri: Koalicion kemi bërë me Hashim Thaçin, jo me Kadri Veselin!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri mohon se mund të ndodh prishja e koalicionit qeverisës me PDK-në në rast se nuk ratifikohet marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi që sipas Hazirit, koalicioni PDK-LDK është lidhur pa asnjë kusht dhe në këto rrethana nuk mund të ndodh prishja e tij, vetëm siç tha ai nëse vlerësojnë liderët e dy partive, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli për prishje të koalicionit, raporton GazetaBlic.com

“Ky proces nuk është i lidhur me koalicion dhe si e tillë për LDK-në mbetet jashtë kushteve, LDK nuk ka krijuar koalicion me kushte, asnjë kusht nuk kemi pasur nga ana e z. Thaçi se me te kemi lidhur koalicion dhe kryesinë e PDK-së në atë kohë”, tha ai.

Haziri, më tej theksoi se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është mirë të përbyllet në Kuvendin e Kosovës pasi siç u shpreh ai “jemi të kufizuar me liberalizim të vizave dhe kjo është më e rëndësishme e sa i përketë tjerave liderët e koalicionit ulën dhe i vlerësojnë.”

I pyetur nga “Gazeta Blic” se a është paralajmërim për fundin e koalicionin qeverisës deklarimi i kryeministrit Mustafa se nëse nuk ratifikohet Demarkacioni, opsioni mbeten zgjedhjet, Haziri përsëriti se për këtë çështje vendosin drejtuesit e partive në pozitë.

“Me thënë të drejtën, për këto 16 vite ky është koalicioni i tretë kështu që mbetet liderët të vlerësojnë se a ish dashtë të shkohet deri në qershor pra deri në fund të mandatit”, është shprehur Haziri.

Ndryshe siç raportoi Klan Kosova kosovarët pritet të votojnë në zgjedhjet e parakohshme në fund të muajit të ardhshëm, ose fillimin e 30 ditëshit pasues. Burime të televizionit thonë që krytari i PDK-së Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa i japin fund bashkëpunimit të tyre më 25 prill. Një ditë më parë, pra më 24 prill, çështja e demarkacionit pritet të jetë në rend dite, në punimet e Kuvendin të Republikës së Kosovës, pasi kështu do të vendosë Kryesia, gjatë kësaj jave.