Haziri: Respektoni masat kundër COVID-19, mos u bëni për kujdes intenziv

I pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë deri më tani në këtë komunë janë regjistruar 1256 raste me COVID-19.

Në një postim në Facebook, Haziri ka thënë se në këtë qytet janë aktive 178 raste me COVID-19.

“Në ditën e 226 të përballjes me COVID-19, gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1256 raste të infektuara në total, 1030 të shëruar, 178 raste aktive, 48 të vdekur, 10 të hospitalizuar dhe 172 mostra në pritje. I ftoj qytetarët që t’i evitojnë gjobat duke i respektuar masat kundër përhapjes së virusit dhe t’i kthehen solidaritetit e lojalitetit kundër COVID-19. Kujdes, e mos u bën për kujdes intenziv!”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.