Haziri u pyet në prani të Haradinajt se a do të rrëzohet Qeveria së bashku me taksën, kjo ishte përgjigja e tij

Një ditë më parë Lutfi Haziri ia përmendi rrëzimin Ramush Haradinajt për shkak të refuzimit për ta hequr taksën. Të hënën kreu i Qeverisë shkoi në Gjilan ku tha se taksa do të mbetet dhe do të gjendet mënyra për vazhdimin e dialogut. E Haziri në praninë e kryeministrit nuk përmendi mundësinë e rënies së Haradinajt por tha se kryeministri ka mirëkuptim për qëndrimet e tij.

I pari i Qeverisë Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i LDK-së, e kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot nga Anamorava folën për idenë për shkëmbim të territoreve e taksën për produktet serbe e boshnjake, duke ia bërë të ditur njëri-tjetrit se qëndrimet e tyre vazhdojë të qëndrojnë të kundërta.

Ishte i pari, kryeministri i Haradinaj që tha pas takimit me Hazirin se me një delegacion të Qeverisë në Gjilan, i biseduan disa tema, duke konfirmuar se do të bashkëpunojnë në temat që lidhen me zhvillimin ekonomik.

Haziri e përmendi edhe njëherë idenë e tij që për territoret duke thënë se të njëjtën e kishte dhënë në vitin 2011.

“Qëndrimi im është i njohur por unë jam sot me i pritë edhe me i vendosë listën e prioriteteve të komunës, edhe kryeministri edhe kryetari i LDK-së kanë treguar gjithmonë mirëkuptimin politik për qëndrimin tim që është riaktualizu në 2011 është një kauzë që unë e besoj por qëndrimin e LDK-së ndaj të cilit unë jam lojal ju e dini Kosova në raport me dialogun mbetet e paprekshme”, tha Haziri duke përfunduar se janë pro vazhdimit të dialogut.

“Të gjithë jemi për dialog për mënyrën se si me zhvillu dialogun kemi dallime besoj që edhe me rolin e kryeministrit edhe me të kryetarit të LDK-së do të gjendet një mënyrë për t’i tejkaluar këto gjëra”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE