Haziri: Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në këtë situatë emergjente ka thënë se “Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!”.

Haziri ka treguar se në Gjilan nuk është raportuar nga autoritetet shëndetësore për asnjë rast të dyshimtë për COVID19.

Postimi i plotë:

Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!

Të dashur qytetarë,

Komuna e Gjilanit prej 22 shkurtit ka marrë masat kundër #COVID19, ndërsa pas vendimit të Qeverisë, ka rritur intesitetin e veprimeve.

Ne kemi ndërtuar mekanizmat ndërkomunalë me institucionet komunale dhe regjionale, derisa bartëse është Komuna e Gjilanit.

Fatkeqësisht, Kosova shënon rastet e para, por, fatmirësisht, në Gjilan nuk është raportuar nga autoritetet shëndetësore për asnjë rast të dyshimtë për COVID19.

Komisioni komunal është 24 orë në dispozicionin tuaj dhe për çdo kërkesë e shqetësim, ju lutem telefononi në këta numra kujdestarë: 112 (emergjenca), 192 (policia), 193 (zjarrfikësit) dhe 194 (urgjenca e QKMF) dhe ekipet do të reagojnë në afat rekord.

Iu bëj thirrje të gjithëve që të mos dezinformoni në këtë situatë, përndryshe do t’ju raportojmë dhe do të përballeni me pasoja ligjore.

Panik – JO, kujdes – MAKSIMAL!

#COVID19Gjilan

SHPËRNDAJE