Heinekeni lë pa punë 8000 punëtorë

Gjiganti i birrave Heineken ka njoftuar për planin për të zvogëluar për 10 për qind forcën punëtore, pas një rënie të dukshme në shitje shkaku i pandemisë së koronavirusit, raporton BBC.

Shefi ekzekutiv i Heinekenit, Dolf va nden Brink, ka thënë se viti 2020 ka qenë vit i paprecedent.

Baret janë mbyllur në shumë vende të botës, dhe në disa shtete, si Afrikë të Jugut, është vendosur edhe ndalesë e përkohshme e shitjes së alkoolit.

Heineken është shitësi më i madh i birrave në Evropë dhe kompania e dytë më e madhe në botë e birrave.

Heineken kishte njoftuar për planin e rinkonstruktimit qysh në tetor.

Raportohet se do të shkurtohen deri në 8000 vende pune.