Hekuran Murati “sulmon” LDK-në: Ua bëmë shtatë oferta, ata veç një

Deputeti i VV’së, Hekuran Murati, ka thënë se në negociatat VV-LDK kanë qenë gjithsej nëntë oferta nga të dyja palët.

“Prej fillimit të negociatave kanë dalë nëntë propozime, të cilat variojnë nga njëra tjetra, por që nuk dalin prej thelbit kryesor”, ka thënë Murati.

Ai tregon se dy subjektet kishin vetëm nga një qëndrim deri më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar.

“Prej asaj dite që është zgjedhur Konjufca kryeparlamentar, VV’ja ka pasur shtatë propozime, kurse LDK’ja ka bërë vetëm një propozim, apo një gjysmë hapi”, shprehet Murati.

“Në vend se të kenë presidentin dhe kryeparlamentarin, sic kanë dashur në fillim, tani kërkojnë vetëm kryeparlamentarin për një vit”

Murati shton se shpreson në arritjen e një marrëveshje në ditët në vijim.

Me 4 shkurt parashihet të mblidhet Kuvendi dhe të del në votim mandatari për qeverinë.

SHPËRNDAJE