Helikopteri i KFOR-it zbret në oborr të QKUK-së, merr vëmendjen e pacientëve

Një helikopter i KFOR-it sot ka zbritur në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Nuk dihet nëse pacienti është pjesë e ushtrisë së KFOR-it apo ndonjë civil, mirëpo zbritja e helikopterit ka marr vëmendjen e pacientëve në QKUK.

Ndonëse vendi për të zbritur helikopterët është përballë Klinikës së Emergjencës, aty nuk ka zbritje të tilla në mungesë të helikopterëve.