Hëngrën ushqim në një lokal të qytetit, 9 persona përfundojnë në spital në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se nëntë persona janë helmuar në një lokal në Lipjan.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë me dije se të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Lipjanit dhe se pas tretmanit mjekësor janë liruar.

“Tre meshkuj dhe gjashtë femra që të gjithë K-Shqiptarë (katër të moshës së mitur), pasi që kanë ngrënë ushqim në një lokal, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Lipjanit dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e policisë.

SHPËRNDAJE