Hëngri kërmill, humbet jetën pas 8 vitesh vuajtje të tmerrshme djali i ri

Një djalë i ri në moshë është ndarë nga jeta pasi vuajti gjatë, plotë 8 vite, për shkak të një sëmundje të shkaktuar nga infeksioni i marrë nga një ushqim.
Ai ndërroi jetë i rrethuar nga 20 pjesëtarë të familjes.

28-vjeçari Sam Ballard kaloi në botën tjetër ditën e premte, në spitalin Hornsby Hospital, teksa vuajti plotë 8 vite, që prej vitit 2010.

Ai u paralizua pasi hëngri një kërmill gjatë një ditëlindjeje, pa e ditur se kërmilli ishte i infektuar.

Në atë kohë, 19-vjeçari u prek nga eosinophilic meningo-encephalitis dhe ra në koma për plotë 420 ditë. Ai vuajti për një kohë të gjatë edhe nga një infeksion në tru.

Tre vitet e fundit djaloshi i kaloi në spital, ku edhe ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

E ëma e tij, Katie Ballard, tha për mediat se në momentin që ai vdiq, dhoma ishte e mbushur me shumë dashuri, ndërsa djali mbylli sytë përgjithmonë, pasi e ëma i tha që e donte shumë.

SHPËRNDAJE