Heroi i finales, Gareth Bale i shokon madrilienët me këtë deklaratë

Heroi i mbrëmjes finale të Champions League, Gareth Bale, i cili ka shënuar dy gola që padyshim do të hyjnë në histori të futbollit evropian është deklaruar pas ndeshjes.

Ai shprehu indinjatën për faktin se nuk startoi nga fillimi i ndeshjes dhe përfundoi fjalën duke lënë huti për të ardhmën e tij tek Reali i Madridit.

“Jam shumë i dëshpruar që nuk kam filluar ndeshjen në formacionin startues.

Unë e kam ditur, e kam ditur që do të kem ndikim pozitiv për Real Madrid kur ika nga Tottenham.

Tash duhet të ulëm të bisedojë me agjentin tim për të ardhmen”, ka thënë heroi i mbrëmjes për Real Madrid, Gareth Bale. /Insporti

SHPËRNDAJE