Heroi shqiptar që shpëtoi nga mbytja një grua në Londër (Foto)

Një hero muskuloz ka shpëtuar një femër nga mbytja në lumin Thanmes në Londër, pasi ajo ka bërtitur “nuk di të notoj”, njofton Klan Kosova.

Ky hero, është një shqiptar me nënshtetësi greke, Genci Gestila, i cili ishte i ulur në një lokal duke pirë një pije me një shok të tij kur pa se dikush ka rënë nga Ura Kew, në perëndim të Londrës, në lum.

I alarmuar, ai vrapoi drejt lumit the thirri gruan që po luftonte me jetën.

Por 21 vjeçari tha për Mail Online se ai e dinte se duhet të veprojë kur e pa gruan që dëshpërimisht kërkonte ndihmë.

“Unë e thirra the ajo mu përgjigj se; ‘nuk di të notoj’, e pash se po fundosej prandaj vendosa ta shpëtoj”.

Gestila, që siç njofton Mail, ka shërbyer në ushtrinë e Greqisë, e hoqi fanellën e tij, largoi telefonin dhe kuletën nga gjepat dhe u zhyt në lum, për ta shpëtuar gruan.

“Ishte në mes të lumit, ishte shumë thellë, nuk mund ta prekja fundin”.

“Ajo ishte në shok, sepse uji ishte shumë i ftoftë. Kur unë ju afrova më tha se nuk po merrte dot frymë, pastaj e kapak dhe e nxora në breg”.

Dëshmitarët e kanë përshkruar Gencin si hero filmash për shkak edhe të trupit të formuar dhe e kanë krahasuar atë me Daniel Craig nga skena të filmit James Bond.

Por, shqiptari që merret rregullisht me fitnes, thotë se në ushtri ka kryer trajnime të caktuara që e kanë përgatitur për akte të tilla.

“Kam qenë në ushtrinë greke dhe jam mësuar se si t’i përballojë këto situata”.

“Në ushtri kemi notuar edhe në liqe të ngrirë prandaj kjo s’ishte gjë për mua. Jam ushtruar për të tilla gjëra”.

“Nuk kam menduar shumë se si uji mund të ndikoj në mua, thjesht kam dashur ta shpëtojë atë vajzën”.

Një dëshmitar, Phil Hardy, 52 vjeçar nga New Yorku që ka po qëndron në Londër për vizitë ka shpjeguar trimërinë e Gencit.

“Ishte një moment shumë dramatik, ky njeri, që duket se është në të 20-tat e tij, ka treguar një trimëri të papërshkrueshme”.

SHPËRNDAJE