Heshtja e LDK-së përballë marrëveshjes “sekrete” mes Hashim Thaçit dhe NATO-s

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk e kanë folur asnjë fjalë, për zbulimin e një marrëveshje që ish-kryeministri Hashim Thaçi, e kishte bërë me NATO-n, që FSK s’mund të shkel në veri të vendit, pa miratimin e NATO-s.

Lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media, ku ka deklaruar se presidenti Thaçi, me këtë marrëveshje të nënshkruar sa ishte kryeministrit, ka bërë shkelje të drejtësisë, pasi që e ka fshehur atë.

“Atë ditë nuk kishim një marrëveshje në Bruksel por dy. Ishte një mes ish-kryeminsitrti Thaci dhe Daciq dhe tjetra që ishte zotim I njëanshëm të ish-kryeminsitrit tash President në lidhje me Kosovës që pa dakordim paraprak nuk do shkojë në pjesën veriore të Kosovës pa dakordim me KFOR-in. Për ne është shumë e rëndësishme të marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë.

Nuk besojmë se Brukseli e ka kërkuar. Ne besojmë se e ka kërkuar Serbia por kjo duhet të shqyrtohet.Sot kemi përkujtimin e Adem Demacit dhe Astrit Deharit por kjo ditë shënon edhe presidencën e z thacit. Para se të shkonim në konferencën e Mynihut jam përpjekur të takohem me Thacin që të dakordohemi dhe në mënyrë të vazhdueshme jam përpjekur të takohemi që të mos kemi kakofoni të zërave.

Kosova ka qeveri që ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Dialogun do ta përgatisim mirë por atë do ta udhëheqë unë. Fshehja e një marrëveshje të tillë, ku ne kemi menduar se ka vetëm një marrëveshje, ka pasur dy, është shkelje flagrante e drejtësisë. Dua të theksoj qëndrimit onë për partneritet me NATO-n e KFROin. Nesër kam takim me komandantin e KFOr-it”, ka thënë Kurti.

Por, përkundër instistimit të Gazetës Blic, për të marrë një qëndrim zyrtar nga ana e zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

As Avdullah Hoti, si njeriu dy në qeverinë aktuale, e as zyrtarët për media brenda LDK-së, kanë qenë të paqasshëm në thirrjet telefonike.

Ata nuk e kanë thënë asnjë fjalë, as në rrjetet sociale, për të treguar qëndrimin e tyre, lidhur me këtë marrëveshje.

Lidhur me atë se çfarë përmban marrëveshja mes Thaçit dhe zyrtarëve të NATO-s, kishte folur gjatë vitit 2015, kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa.

“Është një pajtueshmëri me Aleancën Veri-Atlantike që në veri të vendit të mos shkohet pa marrëveshje me ta. Në çdo rast kur duhet të shkohet, kjo duhet të bëhet në pajtueshmëri me ta. NATO-ja nuk ka asgjë kundër që ne të themelojmë Forcat e Armatosura, por çdo gjë të bëhet në pajtueshmëri”, kishte thënë ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa më 2015.

Por, ndryshe nga zyrtarët e LDK-së, kanë vepruar sot Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se është shumë shqetësuese që për herë të parë një Kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës.

“Është shqetësues fakti që për herë të parë një Kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Gjatë luftës sonë çlirimtare, kam qenë vetë dëshmitar i veprimeve të kësaj Aleance, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ne, në interes të Kosovës, çlirimit të vendit tonë dhe kthimit të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Veseli.

Në anën tjetër, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se në kohën kur ai ishte kryeministër, më 9 janar të vitit 2019, i ka shkruar letër sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke e njoftuar se pas votimit të 3 ligjeve për FSK-në, zhvleftësohen kufizimet territorial në letrën e Hashim Thaçit si kryeministër.

“Pas punës maratonike të sigurimit të mbështetjes së ShBA-ve e partnerëve kryesor brenda NATO-s si dhe të parapërgaditjes e dërgimit të 3 ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri për votim në Kuvendin e Kosovës, me 9 Janar 2019 kam shkruar edhe këtë letër drejtuar Sekretarit të NATOs Jens Stoltenberg, në të cilën e njoftoj për mandatimin historik të transformimit të FSK-së si forcë multietnike e profesionale në Ushtri të Kosovës, duke e falënderuar për bashkëpunimin e misionin 20 vjeçar në sigurimin e ruajtjes dhe paqes në Kosovë.

Qëllimi i letrës ishte të njoftohet se pas votimit të ligjeve në Kuvend, zhvlëftesohen kufizimet territoriale në letrën së ish-KM Thaçi në vitin 2013, dhe i bëj ftesë NATOs që përmes KFORit të nënshkruajmë protokoll të ri bashkëpunimi operacional, këtë herë pa kufizime territoriale.

Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim. Në këtë letër, poashtu i bëj ftesë NATOs/KFOR-it që të adaptojmë marrëdhënien tonë, pas votimit të 3 Ligjeve në Kuvend, dhe të draftojmë procedurat e reja operacionale për bashkëpunim gjithëpërfshirës pa kufizime territoriale.Marrëdhënia me NATOn për Kosovën është ekzistenciale, dhe duhet të ruhet e kultivohet me urtësi e mençuri, gjithnjë duke respektuar të kaluarën dhe mandatin në fuqi. Me marrëdhëniet tona strategjike nuk bën të luhet për disa tituj populist. 

Kryeministri Kurti i ka këto korrespodenca në dispozicion të plotë në Kryeministri, poashtu i ka votuar ligjet ku FSK-ja mandatohet pa kufizime territoriale në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, dhe do të duhej të jetë i vetëdijshëm tashmë se sa historik për përmbylljen e brendshme të sovranitetit të Kosovës ka qenë përgaditja, dërgimi, dhe votimi unanim i Ligjeve të FSK-së në dhjetor 2018”, ka shkruar Haradinaj.

Por çfarë përmban realisht marrëveshja mes kryeministrit të atëkohshëm Hashim Thaçi dhe ish-sekretarit të NATO-s.

Kryeministri Albin Kurti ia ka dërgur dje një letër kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit – aty ajo është njoftuar për një marrëveshje të fshehtë që presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013.

Përmes kësaj marrëveshje kryeminsitri i atëhershëm Hashim Thaçi, në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën apsulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhëshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar.

Marrëveshja e ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet ish-kryeminsitrit Hashim Thaçit dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Andres Fogo Rasmussen.

“Ajo që menjëherë bie në sy, është se marrëveshja e mban datën 13 prill 2013, të njëjtën ditë kur u arrit e ashtëquajtura “Marrëveshja e Brukselit” e cila u publikua menjëherë brenda ditës dhe u ratifikua dy muaj më vonë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në letrën e Kurtit për Osmanin.

“Ajo që dëshmon letërshkëmbimin Thaçi-Rasmussen pra, është fakti se ka jo vetëm një, por dy marrëveshje të Brukselit”.

“Pasi e pranova zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Republikës së Kryeministrit, i kërkova stafit të zyrës të kryeministrit që pa vonesë ta analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshje sekrete si dhe implikimet e saj kushtetuese përkatësisht në lidhje më kërkesat kushtetuese të përcaktuara me Nenin 20 (bartja e sovranitetit) Neni 18 (ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare) dhe Neni 91 (shkarkimi i Presidentiti)”, thuhet tutje në letrën.

SHPËRNDAJE