Hipokrizia e Limajt në Mitrovicë, flet se si duhet shërbyer vendit – por vet e politizoi ndërmarrjen ‘Trepça’

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar edhe sot me mbajtjen e Kuvendeve të Punës. Partia e Fatmir Limajt ka mbajtur Kuvendet e Punës në Degën e Mitrovicës dhe Leposaviqin.

I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se anekënd Kosovës, Nisma është kthyer në një subjekt shpresë dhe mundësie për qytetarët e Kosovës.

Me i shërby vendit, Limaj ka thënë se është obligim dhe nuk duhet më dhënë premtime për më i shërbye vendit. Po ka ‘harruar’ të përmend faktin se vendit nuk mund t’i shërbehet, duke vendosur njerëz politik në krye të ndërmarrjeve publike, siç është rastin me ‘Trepçë’ ku anëtar i Bordit nga Qeveria është emëruar Feriz Fetahu, njëri prej drejtuesve të NISMA-s për Mitrovicë dhe kandidat i kësaj partie për asambleist komunal në zgjedhjet e fundit lokale, shkruan Veriu.info.

Foto e Feriz Fetahut gjatë fushatës zgjedhore

Ai ka thënë se katër zotimet e Nismës të dhëna në fushatën elektorale janë pjesë e programit qeveritarë dhe po zbatohen nga ana e ministrive përkatëse.

Limaj ka thëne se përkushtimi i aktivistëve të Nismës ka bërë të mundur që kjo parti të kalojë suksesshëm shumë sfida për të ardhur këtu ku është.

Limaj ka thënë se kur ka dalë Nisma në skenën politike në vend kanë qenë dy filozofi politike, njëra, e cila siç thotë Limaj mashtron njerëzit përmes premtimeve dhe filozofia tjetër politike, ka qenë ajo e sharjes dhe e nxitjes se përçarjes mes njerëzve.

“Në mes të këtyre dy rrymave që ishin në tregun politikë, është fut fryma jonë dhe nuk ka qenë lehtë.Ne besojmë se kjo është rruga që i duhet vendit. Ofrimi i njerëzve, konkurrimi me ide e projekte. Ne vazhdojmë të besojmë fuqishëm së në politikë duhet të ketë moral. Pa njerëz të mirë nuk ka politikë njerëzore. Ne nuk kemi kohë të merremi më të tjerët, ne nuk merrem me gjera të kota e mashtrime. Energjitë tona i kemi drejtuar në atë se si t’i zgjedhim problemet e njerëzve tanë”, ka thënë Limaj në Mitrovicë.

Më tutje, Limaj ka folur edhe për rolin e Nismës Socialdemokrate në skenën politike në Kosovë.

“Roli i Nismës ka qenë urë bashkëpunimi mes forcave politike. Jemi marrë me tema të mëdha nacionale të cilat janë dukur të pazgjidhshme. Ne ndihemi krenar që kemi dhënë kontribut për liberalizimin e vizave proces ky i cili presim të ndodhë në fund të vitit”, ka shtuar Limaj.

Nisma, thotë Limaj është i vetmi subjekt politikë i cili nuk premton.

Hysni Ahmeti, kryetar i Degës së Nismës në Mitrovicë ka thënë se vizoni socialdemokrat i Nismës po shtrihet çdo ditë e më shumë në çdo cep të Mitrovicës. Ai ka thënë se qytetarët e kësaj komune po e përqafojnë konceptin socialdemokrat të Nismës.

Bordi Politik i ‘Trepçës’

 

SHPËRNDAJE