Historiani: Shqiptarët e Kosovës ishin më meritorët për pavarësinë e Shqipërisë, zgjidhje mbetet bashkimi kombëtar

Sot në të gjitha trojet shqiptare festohet 106 vjetori i pavarësia së Shqipërisë.

Një sukses historik i shqiptarëve i arritur me 28 Nëntor 1912 me përkrahjen e Austro-Hungarisë që ishte forcë diplomatike e kohës.

Historiani, Shkodran Imeraj tha për Ballkani.info se ky ka qenë një sukses i shqiptarëve.

Sipas tij ky sukses i atribohet gjithë shqiptarëve të të gjitha trevave, por që me kompetenca të historianit thotë se epiqendra kryengritëse ishte Kosova dhe shqiptarët e Kosovës dhan një kontribut shumë të madh.

“Fillimi i shekullit 20 gjesësisht pas vitit 1900 do të intensifikonte lëvizjet e shqiptarëve për shkëputje nga Perandoria Osmane, si të tillë apo si procese të tilla kemi kryengritje të vazhdueshme të shqiptarëve e në vëçanti ato 1908, 1910, 1911 dhe kryengritja e vitit 1912 Kryengritja e vitit 1912 apo siç njihet në histrografinë tonë si kryengirtja e përgjithshme e 1912. Epiqendren e kishte në Kosovë dhe kjo ndodhi pas sulmit të ushtrive shqiptarëve ndaj kolonës së ministrit të punëve të brendshme të Perandorisë Osmane, në Strellc të Deçanit. Krye-ngritja e vitit 1912 e kishte epiqendren në Kosovë. Isa Boletini me luftëtarët e tij operonte në Kosovë dhe përpjekja e tyre ishte mbrotja e tokave shqiptare nga grabitja fqinje. Shqiptarët e Kosovës duhet them me kompetencë të plotë si historian që janë më mëritorët për pavarësinë e vitit 1912. Lind pyetja Pse? Kjo argumentohet sepse Isa Boletini dhe bashkë-luftëtarët e tij ishin bartësit kryesor të kryengritjes së viti 1912. Kishte 500 luftëtar nga Kosova. Por, Unë mendoj që meritor për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë janë gjithë shqiptarët. Sepse në Kuvendin e Vlorës 1912 morën pjesë të gjithë shiqiptarët e krahinave shqiptare me çfarë dhe ndodhi pavarësia e Shqipërisë”, theksoi ai.

Më tuje historiani, Imeraj foli edhe për gjendjen e shqiptarëve pas 106 viteve shtet.

“Kur themi 106 pas pavarësisë së Shqipërisë sesi janë shqiptaret tashmë kemi dy Republika Shqiptare dhe shqiptaret janë element shtetformues në Maqedoni dhe Malin e Zi. Por, shqiptarëve ju mohohen të drejtat ne Preshevë dhe Cameri. Zgjidhja më e mrië do të ishte bashkimi i shqiptarëve në një shtet shqiptar sepse çështja e shqiptarëve është çështje ende e pazgjedhur”.

Ai në vazhdim beson se vetëm Bashkimi Kombëtar është zgjidhje për problemet e shqiptarëve.

“Vetëm bashkimi më një shtet shqitpar do të zgjidhte padrejtësitë ndaj kombit shqiptar, qoftë prej kongresit të Berlinit deri te Pako e Ahtisarit që është kompromisi më i madh që kanë mundur të bëjnë shqiptarët e Kosovës. Unë bëj thirrje të gjithë liderëve politik në trojet shqiptare, që të punojnë për ta avancuar idenë për bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm. Sepse vetëm bashkimi I shqiptarëve në një shtet të vetëm do t’i zgjidh problemet e shqiptarëve në Ballkan”, përfundoi historiani, Shkodran Imeraj.

Pas 106 viteve shqiptarët kanë dy Republika, porqë etnia shqiptare në Maqedoni dhe Malin e Zi ka vendimmarrje politike.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE