Historike, Cristiano Ronaldo e kalon Pelen

Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord në fitoren 4-1 të Juventusit kundër Udineses në ndeshjen e parë për vitin 2021.

CR7 e nisi me këmbë të mbarë vitin duke shënuar dy herë

Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e 31-të, duke realizuar për 1-0.

Pasi shënoi personalisht në pjesën e parë një gol të bukur, Cristiano Ronaldo tani asistoi te goli i dytë.

Ai dha një top të bukur për Federico Chiesan që edhe me më shumë klas e dërgoi atë në rrjetë.

Më vonë, në minutën e 70-të, Ronaldo vërtetoi fjalët që tha se është “i motivuar për vitin që po vjen”, dhe ashtu doli, duke shënuar sërish për 3-0, të dytin personal në këtë mbrëmje.

Me këto dy gola, ai ka kapur shifrën e 758 finalizimeve në karrierë, duke lënë prapa legjendën, Pelen, me 757.