Hoteli shqiptar, në 25 më të mirët në Evropë

Kur udhëtojmë jashtë vendit sigurisht mendojmë edhe ku do të akomodohemi, kërkojmë një hotel praktik, të bukur dhe jo të kushtueshëm.

Në të tilla raste në ndihmë na vjen Trip Advisor, faqja online ku të gjithë njerëzit që kanë pasur një eksperiencë të bukur apo të hidhur, e shkruajnë aty, duke i sugjeruar njerëzit e tjerë të shkojnë apo jo, atje ku ata vetë kanë qenë.

Trip Advisor, së fundmi, ka nxjerrë listën e hoteleve më të mira në Evropë, bazuar në pëlqimet e njerëzve. E ndër 25 më të mirat është edhe hoteli i mrekullueshëm në Berat, Hotel Mangalemi.

Me qindra njerëz kanë sugjeruar se ky hotel i vjetër, plot karakter, tërheqës, me ushqim të mirë, në një qytet tradicional dhe me kulturë, është një nga zgjedhjet më të mira që mund të bëjë kushdo të cilit i bie rruga në Berat. Berati na bën vërtetë të ndjehemi krenarë./d.r-dritare.net