Hoti: Bisedimet me Serbinë do të përfundojnë me njohjen e Kosovës

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka mbajtur edhe tubimin e radhës, së fundmi në Suharekë.

I nominuari nga ky koalicion për kryeministër Avdullah Hoti, ka ripërsëritur se ata janë përbërja më e mirë që duhet të votohen më 11 qershor, njofton Klan Kosova.

“Jam i mbushur me shpresë se do e përmbyllim mirë 11 qershorin pas përkrahjes së madhe të cilën po e shoh”.

“Ky koalicion do ta anëtarësojë Kosovën në NATO dhe BE”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se do ta përmbushin amanetin e presidentit Rugova – ruajtjen e miqësisë me SHBA-të.

Hoti ka kërkuar votën e suharekasve, pasi siç ka thënë do të jenë ata që do ta përmbyllin konsolidimin e shtetit të Kosovës.

“Jam këtu për të ju siguruar se bisedimet me Serbinë, do të përfundojnë me njohjen e Kosovës”.

Sot jam përpara që të kërkojë mbështetjen tuaj të madhe si në kohën e Rugovës.

“Kërkojë mbështetjen tuaj për ta realizuar programin që çon rritjen ekonomike prej 7-8 %”.

“Do ta vendosim rendin dhe ligjin dhe këtë e kemi dëshmuar për më shumë se dy vjet qeverisje. Ne do të zbatojmë ligjet me rigorozitet, për të siguruar që çdo pasuri sigurohet në mënyrë të ligjshme”.

“Do ta përmbyllin konsolidimin e shtetit të Kosovës, duke zgjidhur demarkacionin me Malin e Zi dhe atë me Serbinë”, ka përfunduar Hoti.

SHPËRNDAJE