Hoti e thotë prerë: Nuk do të negocioj asnjë marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi i territoreve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ftuar në emisionin Rubikon ka folur në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Hoti ka folur edhe në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve që mund të përfshihet në këtë marrëveshje.

Ai e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se nuk ka mandat për të dialoguar për një çështje të tillë.

“Nuk kam mandat për të dialoguar për një çështje të tillë. As nuk dua dhe as nuk mundet të negocioj një marrëveshje ku përfshihet ndarja e territorit të Kosovës” tha Hoti në Rubikon.