Hoti flet për gjendjen në veri dhe dërgimin e Njësisë Speciale atje

Policia e Kosovës ka paraparë shtimin e masave të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, atje po patrullon dhe po kontrollon Njësia Speciale e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë lajmi.net se policia ka marr vendim që të shtohen masat e sigurisë pas incidenteve që ndodhen në veri nga mbështetësit të Listës serbe dhe të Partisë së serbeve të Kosovës.

“Është ndërmarr një planifikim në kuadër të vlerësimeve të sigurisë të cilat Policia e Kosovës i ndërmerr veçanërisht në kuadër të afrimit të ditës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme më datën 11 qershor”, ka thënë Hoti.

Duke marrë parasysh përçarjen mes serbëve në politikë dhe jo vetëm, Hoti bëri të ditur, se e vetmja arsye është e shtimi i masave të sigurisë në patrullim dhe kontroll, është siguria, raporton lajmi.net.

“Duke marrë parasysh atë që ka ndodh në komunën e Leposaviqit disa incidente nga përfaqësuesit e Listës serbe për zgjedhjet në kuadër të komunitetet serb, pastaj problemet me kryetarin e komunës së Leposaviqit që kanë ndodh disa incidente, në kemi marr parasysh që t’i shtojmë masat e sigurisë dhe të kontrollit”, theksoi Hoti.

I pyetur se a ka pasur ndonjë incident tjetër atje që nga kur policia po e vëzhgon më kujdes këtë pjesë, ai tha, se pas rastit të Aleksandër Jabllanoviqit i cili u përfshi në incident me armë, nuk ka pasur ndonjë incident tjetër.

SHPËRNDAJE