Hoti jep lajmin e mirë për pagesat për këta punëtorë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se po bëhen përgaditjet për pagesat për punëtorët e papunë, qiratë e ndërmarrjeve dhe familjet pa të ardhura.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se po bëhet plani i shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike.

Postimi i plotë:

Përmes Ministrisë së Financave dhe ministrive të linjës, po bëjmë përgatitjet për pagesat për punëtorët e mbetur të papunë, qiratë e ndërmarrje dhe familjet pa të ardhura.

Gjithashtu, po bëjmë planin e shpërndarjes së mjeteve për masat e rimëkëmbjes ekonomike, i cili plan do të miratohet në Qeveri së shpejti.

SHPËRNDAJE