Hoxha kosovar ka disa fjalë për eleminimin e udhëheqësit të ISIS’it

Teologu Drilon Gashi ka komentuar eleminimin e udhëheqësit të ISIS’it Abu Bakr al-Baghdadi, që u njoftua dje nga Presidenti amerikan Donald Trump, duke thënë se barrën e tij e paguan edhe myslimanët nëpër botë.

Duke folur në Info Magazine, ai tha se për këtë lajm ka pasë edhe kontradikta që i kanë vënë në theks edhe analistët botërorë.

“Lajmi i Donald Trump për eleminimin e Baghadit ka qenë paksa kontradiktor.

Dyshimi për eleminimin e tij ka ardhur edhe prej qarqeve të ndryshme sikurse prej analistëve amerikanë apo një dyshim i tillë ka ardhur edhe nga Rusia që e ka hedhur poshtë lajmin krejtësisht”, tha ai

“Barrën më të madhe e kanë paguar myslimanët sepse jo vetëm që i ka shpallë botës luftë por ka mbytur myslimanë që mendonin ndryshe prej tij”, shtoi Gashi.

Gashi në ka theksuar se terreni që ishte në zotërim të ISIS’it ishte më i dëmshëm se ai që kishte në të kaluarën Al-Qaeda pasi sipas tij ishte në favor të grupeve xhihadiste.