Hoxha nga Shkupi befason me deklaratën e tij: Nëse s’keni pare, trusni b…ën edhe kqyrne Feriden

Imami nga Shkupi, Sadulla Bajrami në një ligjëratë të tij ka kritikuar njerëzit që dalin në kafene dhe nuk kanë para për ta paguar atë. Ai i ka ftuar ata që më mirë të qëndrojnë në shtëpi e të shohin seriale turke.

Sadulla Bajrami është Imam nga Shkupi dhe shumë i njohur atje.

Në ligjëratën e fundit ai ka folur rreth varfërisë, duke bërë apel te të gjithë ata që nuk kanë para, që të mos bëhen lypsarë.

“O filan kjo shkon vetëm për ty. Nëse nuk ki pare mos dil prej shpije ose mos dil në kafe me kqyr kush po ta qet 1 kafe ose 1 sok. Me plot kuptimin e fjalës po du me thanë “trrus bithën” edhe rri në shtëpi tane kqyre Feriden ose dicka tjetër”, ishte apeli i imamit nga Maqedonia Veriore.

Ndryshe Feridja është personazh i një aktore në serialin turk ‘Më fal’.

VIDEO

SHPËRNDAJE